
K M Growup

Adresa: Sauk, Tiranë, Albania
kompanise
Përshkrimi
K M Growup shpk është një kompani me një përvojë shumëvjeçare në fushën e ndërtimit. Prej vitit 2011, kompania operon me skela fasade, të cilat ofrohen me qira bashkë me shërbimin e montimit dhe çmontimit, por së fundmi edhe në shitje, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë territorin e Shqipërisë.
K M Growup ofron zgjidhje të personalizuara për çdo lloj projekti – nga vila e pallate, tek skela për ashensorë të brendshëm apo të jashtëm, skela për terrene të vështira, me rrota apo konsul ne ajër. Të gjitha skelat që ne ofrojmë janë sipas standardeve europiane të çertifikuara TS EN 12810, në ngjyrë gri dhe me cilësi të lartë.
Skuadra jonë përbëhet nga punonjës të kualifikuar dhe të çertifikuar, të trajnuar posaçërisht për punime në lartësi me skela. Ata ju garantojnë një shërbim të sigurt, korrekt dhe të shpejtë. Ne punojmë gjithmonë në frymën e inovacionit për të sjellë ide dhe zgjidhje të reja për klientët tanë.
Kur kontaktoni K M Growup shpk, mund të jeni të sigurt se do të merrni mbështetjen dhe profesionalizmin që ju nevojitet, pavarësisht madhësisë apo kompleksitetit të projektit tuaj. Ne përdorim vetëm materiale të certifikuara dhe cilësore, për të garantuar një zgjidhje efektive, brenda afateve dhe buxhetit tuaj.
Çfarë ofron
Nëse ju nevojitet skelë fasade, mjafton një telefonatë – K M Growup shpk ju ofron zgjidhjen e duhur në kohë dhe me efikasitet të lartë.
Shërbimet tona përfshijnë:
1- Skela me qira për pallate
2- Skela me qira për vila
3- Skela me qira për kapanone
4- Skela me qira për ashensorë (të brendshëm dhe të jashtëm)
5- Skela me qira për kulla tensioni (të larta dhe të ulëta)
6- Skela me qira për shkallë (të brendshme dhe të jashtme)
7- Skela me qira për skena dhe podiume
8- Skela në ajër
9- Skela për tavane
10- Skela për objekte të mëdha dhe të vogla
11- Skela për mbulim të plotë objekti
Shërbime risi:
1- Projektim dhe nivelim i skelerisë, sipas specifikave teknike të objektit
2- Konsulencë për përzgjedhjen e zgjidhjes më të përshtatshme për projektin tuaj
RISI nga K M Growup shpk
Qira direkte e materialit të skelerisë nga magazina jonë. Ofrojmë një model të ri fleksibël qeraje, i përshtatshëm për:
1- Firma ndërtimi
2- Nënkontraktorë
3- Sipërmarrës individualë
4- Grupe pune
5- Persona privatë
Me këtë risi, merrni vetëm sasinë e materialit që ju nevojitet dhe e përdorni në mënyrë efikase.
Shembull:
Nëse projekti kërkon 1000 m2 skelë, por ju menaxhoni montimin dhe çmontimin vetë, mjafton të merrni 200 m2 skelë, të cilat mund t’i zhvendosni dhe përdorni sipas nevojës në të gjithë objektin. Kështu, shmangni kostot shtesë për 800 m2 skelë dhe për shërbime teknike shtesë.
Afati minimal i qirasë është 30 ditë, me mundësi zgjatjeje, sipas marrëveshjes me kompaninë.
Shërbimi funksionon me kontratë zyrtare qeraje, e cila përfshin:
1- Listimin e materialeve të marra me qira
2- Periudhën e përdorimit të përcaktuar së bashku
3- Pagesën vetëm për sasinë e nevojshme
4- Vendosjen e një garancie sigurie, që ju kthehet në përfundim të punimeve dhe pas kthimit të materialit në gjendje të mirë
Ky sistem është ekonomik, praktik dhe i përshtatshëm për çdo buxhet – duke ju ndihmuar të përfundoni projektin në kohë, me cilësi dhe me kosto të kontrolluar.
Për më shumë informacion, mos hezitoni të na kontaktoni – K M Growup shpk është zgjidhja e duhur për skelerinë në projektin tuaj.
Shërbime

Skela me qera per koncerte

Skela me qera per podiume per koncerte

Skela per shtylla TL, TM, TU

Skeleri per ambjente te bredshme

Magazine me skela per qira, shitje

Montim dhe cmontim skelash

Nivelim i skelerise

Projektim per vendosje skelash

Skela italiane

Skela per objekte te medha, te vogla

Skela per pallate

Skela per tavane

Skela per vila

Skela te gjera
Punë të kryera

San Pietro Hotel

Skele e brendshme per punime

Skeleri per foni dhe skene

Montim skeleri, Objekt ne ndertim

Objekt i ri ne ndertim, Vendosje skelash
Video